Pas akuzave për sjellje raciste dhe pa respekt ndaj stafit, bashkëpunëtorëve, por edhe të ftuarve pas skene, i pari personazh i njohur që del publikisht kundër Ellen DeGeneres është Mariah Carey.


Këngëtarja ka treguar një episod të sikletshëm që ka ndodhur vite më parë, në 2008-ën, por që ajo nuk e ka treguar asnjëherë.

Ellen e ka detyruar të zbulojë lajmin e shtatzënisë gjatë intervistës që po i bënte. I drejtoi një gotë shampanjë dhe kur Mariah piu vetëm një herë, Ellen iu drejtua: “Mosss, po ti je shtatzënë”.

Reklamë

Pak ditë më vonë Mariah e humbi fëmijën në një abort spontan. Ajo rrëfen sot se nuk ishte gati ta zbulonte, por Ellen e detyroi.

“Nuk isha fare komode, nuk po ndjehesha mirë”, thotë këngëtarja gati 12 vjet më vonë.