Një gjarpër i madh, i njohu si tigër, u gjet i përmbledhur përbrenda guaskës së një tualeti në një nga restaurantet popullore në Melburn të Australisë.


Kapësi i gjarprinjve, Raymond Hoser, u ftua që ta kapte zvarranikun me gjatësi prej 1.5 metrash të martën, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Gjarpri ishte i fshehur përbrenda guaskës së tualetit, tek një nga restaurantet në rugën Yarra në Warrandyte.

Reklamë

Zvarraniku u dërgua në parkun shtetëror lokal në Warrandyte dhe u la i lirë të paktën 500 metra nga shtëpia më e afërt.

“Lirimi i tyre është pjesa e vështirë, ne duhet t’i largojmë 5 km nga vendi ku i gjejmë dhe duhet ta bëjmë lirimin sa më larg shtëpive”, shpjegoi Hoser.

Gjarprinjtë tigër janë tejët helmues, të cilët zakonisht hasën në pjesën juglindore të vendit.

Reklamë