Dua Lipa ka rrëfyer detaje private në intervistën e fundit.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në industrinë e muzikës aktualisht.

Artistja, së fundi është përgjigjur në 30 pyetyjet e “W Magazine”, në një intervistë më ndryshe prej herëve të tjera.

Reklamë

Dua kishte hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa përgjigjej në pyetjet që ia drejtonte gazetari, ku nuk munguan edhe ato private.

Ajo u pyet se kur e kishte dhuruar puthjen e parë, ndërsa u përgjigj pa hezitim duke thënë se ndodhi në moshën 17 vjeçare.

Tash e një kohë, Dua Lipa është duke e shijuar romancën me Anwar Hadid, vëllanë e Bella dhe Gigi Hadid.