Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë ndarë pikët në “Old Trafford”, duke barazuar 1-1. “Blutë e Londrës” mbeten në pozitën e katërt me 68 pikë, kurse Man Unitedi në atë të gjashtë me 65 pikë.
Manchester Unitedi nuk e ka shfrytëzuar një tjetër gabim të Arsenalit. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në “Old Trafford”, duke barazuar 1-1 me Chelsean.
“Djajtë e Kuq” e nisën mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas 11 minutave lojë. Mesfushori spanjoll, Juan Mata, shënoi për 1-0.
Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, mysafirët barazuan në 1-1 me anë të Marcos Alonsos, pas një pakujdesie nga ana David de Geas.
Në pjesën e dytë, Solskjaer e Sarri bën ndryshimet e tyre në formacione, por pa ndonjë rezultat edhe përkundër rasteve të shumta, dhe ndeshja përfundoi 1-1.
Ky barazim i konvenon Chelseas, që ende gjendet në zonën Champions, me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali që dështoi gjatë ditës.
Por, për Man Unitedin janë vështirësuar gjërat, pasi dy xhiro para fundit, gjenden në pozitën e gjashtë me 65 pikë, 3 më pak se “Blutë e Londrës” në pozitën e katërt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.