Erick Morillo, Dj i njohur për hitin e tij të viteve ’90 “I Like To Move It” ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Siç shkruajnë mediat britanike trupi i muzikantit është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në ‘Miami Beach’.
Ende nuk dihen shumë detaje mbi vdekjen e tij, por oficerët thonë se ata kanë marrë një telefonatë në nurmin 911 rreth orës 10:42 të mëngjesit, dhe detektivët shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Ai ka fituar tre herë çmimin “Dj më i mirë” si dhe 3 herë të tjera ka fituar çmimin e “DJ më të Mirë Ndërkombëtar”, përfshirë edhe fitoren e tij më të fundit në 2009.
Kujtojmë se vdekja e tij vjen vetëm dy javë pas arrestimit të tij abuzim seksual. Erick u akuzua në gusht të këtij viti për abuzim seksual ndaj një vajzë në Miami. Thuhet se ai e kishte kryer një vepër të tillë në dhjetor të vitit të kaluar. Raportimet thonë se viktima kishte denoncuar rastin në polici duke dhënë detaje të shumta rreth rastit.
Ajo ka deklaruar se ka shkuar në shtëpinë e Morillos, por pasi e ka zënë gjumi në momentin që ajo është zgjuar e parë veten nudo në krevatin e Dj, ku edhe ky i fundit ishte nudo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.