Artistët e njohur Estto dhe Çiljeta Xhilaga këtë të diel sjellin projektin e ri muzikor, njëherësh bashkëpunimin e tyre të dytë.
Dyshja, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku, bënë të ditur se kënga e re mban titullin “Zemër”. Megjithatë, një postim i fundit i ndarë nga artisti pejan në InstaStory ka bërë kuriozë të gjithë.
Kjo meqë ai ka publikuar një pjesë nga klipi i ri, ku duket se është shfaqur duke shkëmbyer puthje me Çiljetën.
Fragmenti i shkurtër i tij mori reagime nga më të ndryshmet, megjithëse presim të shohim videoklipin e plotë.
Në anën tjetër, Çiljeta po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.