×
  • Show Time
  • Show Time

    “Sulltanesha Hyrrem” në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 13:39

    Meryem Uzerli ose siç e njohim të gjithë si “Sulltanesha Hyrrem” ka vjedhur zemrën e të gjithëve me rolin e saj në serialin Sulltani i Madhërishëm.


    Një lajm i bukur vjen nga aktorja, në një intervistë të dhënë ajo ka pohuar se do të bëhet nënë për herë të dytë.

    “Jam 5 muajshe shtatzënë, nëse kam fat pres që ta sjell në jetë beben në muajin janar” – tha ajo.

    Gjithashtu Uzerli bëri të ditur dhe gjininë e fëmijës e cila është një vajzë. Aktorja është nënë edhe e një vajze tjetër e cila quhet, Lara.

    Lara prej kohësh i ka kërkuar aktores një motër ose vëlla dhe padyshim tani që mami ia plotësoi dëshirën ajo është mjaft e lumtur.

    “Ne do të ndërtojmë familjen tonë ”- shtoi aktorja duke mos dhënë asnjë detaj mbi partnerin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!