Rahoveci – Prishtina do të jetë finalja e Superligës së Kosovës në basketboll.
Në Rahovec, në palestrën “Mizahir Isma”, para rreth 2500 shikuesve, u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e Superligës së Kosovës në basketboll, në mes të Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.
Pas 4 çerekëve, vendasit u treguan më të mirë dhe triumfuam me 14 pikë epërsi, duke i mposhtur mysafirët me rezultat 84:70.
Kështu, pas tri fitoreve ne serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, Rahoveci iu bashkua Prishtinës në finalen e madhe, kjo e fundit po ashtu me 3:0 e mundi Bashkimin në gjysmëfinalen tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.