Dasma është dita më e rëndësishme për secilin prej nesh dhe e gjithë vëmendja është tek nusja dhe dhëndri. Prandaj mos lejoni Covid-19 të errësojë ditën më të bukur të jetës tuaj.
Këto janë fjalët e një nuse e cila ka organizuar dasmën e saj në Kanada dhe i ka kërkuar mysafirëve të hiqeshin si të vdekur gjatë setit të tyre fotografik.
Imazhet të cilat u postuan në forumin Reddit’s Wedding Shaming, tregojnë nusen dhe dhëndrin kanadez të veshur me maska Plague, ndërsa mysafirët e tyre shtrihen si të vdekur në tokë.
Nusja i ndau fotot e setit në një grup në “Facebook” dhe shkruan: “Për të gjitha nuset Covid, mos e lini në hije argëtimin tuaj!”.
Këto foto nuk u pritën mirë nga komentuesit të cilët shkruan se kjo ishte gjëja më e neveritshme që kishin parë, pa shije dhe thjesht një gjest i sëmurë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.