Ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar, i cili u kishte ndihmuar kosovarëve për t’u çliruar, ka ndërruar jetë të dielën. Ai ka vdekur në një qendër mjekësore në Virxhinia, në moshën 87-vjeçare.
Lugar ishte një prej zërave më të fuqishëm rreth politikës së jashtme amerikane.
Bashkë me John McCainin, Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.
Kishte mbështetur, veç Kosovës, edhe përpjekjet për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut, përpjekjet për të rrëzuar diktatorin filipinas, Ferdinand Marcos, dhe përpjekjet për të siguruar armët e shkatërrimit në masë të ish-Bashkimit Sovjetik.
Lugar ka vdekur pas komplikimeve nga polineuropatia demielinizuese inflamatore kronike, një çrregullim neurologjik, ka bërë të ditur Qendra Lugar, një organizatë jofitimprurëse nga Uashingtoni, e përqendruar në çarmatimin bërthamor, sigurinë e ushqimit dhe çështje të tjera rreth të cilave kishte punuar senatori në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.