×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjan Konomi rishfaqet pas 5 vitesh, të hënën në ekran si opinionisti i vetëm i “Për’puthen”

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 17:35

    Gazetari i njohur Arjan Konomi i rikthehet jetës publike, kësaj here si opinionist i formatit “Për’puthen”, që rinis transmetimin të hënën në ekranin e “Top Channel”.


    Pas 5 vitesh mungesë larg Tiranës, për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno në jug të Vlorës, Arjani vendos të ulet sërish në poltronin e opinionistit historik, në këtë program njohjesh që do të prezantohet nga Bora Zemani.

    Autorja e programit, Olsa Muhameti zbuloi emrin e tij me anë të një postimi në Instagram, ku pyetjes së ndjekësve se kush do të jetë opinionisti ajo iu përgjigj: “Arjan Konomi.Jam shumë e kënaqur që pas rezistencës së tij këto vite ndaj ofertave televizive, është “Për’puthen” që e rikthen Arjan Konomin në ekran”.

    “Përputhen” ka në qendër vajza e djem që kërkojnë të gjejnë shpirtin binjak si pjesë e kësaj aventure televizive. Dihet që pika e fortë e këtij programi është roli i opinionistëve.

    Sezonin e kaluar në poltronin e opinionistit ishte blogeri i famshëm, Olti Curri. Pas tërheqjes së tij, produksioni arriti të bindë Konomin, i cili rikthehet në ekranin e “Top Channel” disa vite pasi ka qenë opinioinisti i spektaklit të famshëm “Big Brother”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!