Nuk është hera e parë që bëjnë veprime të tilla për të nxitur dyshime në publik, megjithatë fansat po aludojnë për një ndarje të mundshme të Feros dhe Arbenitës.
Në veprimin e fundit, modelja dhe reperi i kanë larguar të gjitha fotot e përbashkëta që i kishin të publikuara në “Instagram”.
Ata madje nuk e ndjekin as njëri-tjetrin në këtë rrjet sociale.
Për një ndarje të mundshme të çiftit të njohur është aluduar disa herë, por megjithatë ata janë kthyer sërish së bashku.
Kësaj radhe mbetet të shihet.
