Kelvin Jushi, ish-futbollist i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, i aktivizuar ndër të tjera edhe me skuadrën e Laçit, ka mbetur i vrarë nga një shkëmbim zjarri.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit. Sipas burimeve nga vendngjarja, Kelvin Jushi 30 vjeç ndërroi jetë, teksa transportohej për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, edhe ata familjarë të viktimës.
Sikurse citohet në profilin e tij në faqen zyrtare të FSHF, gjatë karrierës së tij, Kelvin Jushi është aktivizuar me skuadrat e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.