E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez u shfaq në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias.
Rodriguez edhe kësaj radhe u vesh nga një disejnatore shqiptare.E këtë e ka bërë të ditur vet kjo e fundit, Lia Stublla e cila dhe ka ndarë disa fotografi me ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/CEr-qA_jHrU/?utm_source=ig_embed
Modelja kishte zgjedhur një fustan të zi, i çarë te pjesa e këmbës, i tëri me shkëlqim.Po nga Lia Stublla, Georgina u vesh edhe në tetor të vitit të kaluar kur mori pjesë në një organizim të mbajtur në Kinë.