Reperi Mozzik padyshim që edhe këtë verë është një prej emrave më të suksesshëm në estradë.
Ai shënoi suksese të njëpasnjëshme me albumin “Mozzart”, ndërsa nuk e ka ndalur punën edhe për projektet e reja.
Meqenëse për dallim prej viteve të tjera kësaj radhe ishte pasiv me koncerte, Mozzik ka vizituar vende të ndryshme të Kosovës.
Së fundi, ai ka bërë vizitë në Kullën e Boletinit në fshatin Boletin të Mitrovicës, ndërsa nga atje publikoi disa fotografi.
Reperi pa nga afër edhe varrin e Isa Boletinit, ndërsa bashkë me të ishin edhe djemtë e ekipit të tij.

