Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur gazetarit të RTK-së, Ridvan Berisha, sot në Washington. Por më i pazakontë ka qenë reagimi i tij.
Derisa Berisha ishte në një lidhje direkte nga Washingtoni, duke realizuar një intervistë para Shtëpisë së Bardhë, disa protestues serbë e provokuan atë me duke brohoritur në anglisht “Kosova është Serbi”.
E menjëherë gazetari i RTK-së ka reaguar ndaj tyre duke u bërë me dije atyre se Kosova është e pavarur, shkruan Reporteri.net.
Me pas ai e ka vazhduar intervistën live.