×
  • Extra
  • Extra

    Coronavirusi po shkakton këto dy probleme me zemrën

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 23:32

    Infektimi me coronavirus shkakton probleme të zemrës. Këtë paralajmërojnë ekspertët të cilët thonë se kjo është një tjetër pasojë serioze dhe e papritur e Covid-19 që është zbuluar tek pacientët dhe jo vetëm tek futbollistët e kolegjeve amerikane të infektuar.


    Për BuzzFeed News ka folur presidenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës, Mitchell Elkind i cili ka thënë se 20% deri në 30% e pacientëve të hospitalizuar me coronavirus kanë dëshmuar simptoma të dëmtimit të zemrës.

    Konkretisht: Miokardi dhe inflamacion i muskulit të zemrës.

    Ekspertët thonë se këto probleme shkaktohen nga viruset i Sars-Cov-2 pasi ata futen në organizmin e njeriut.

    Vaksina efektive kundër virusit nuk ka dalë dhe këshillat e vetme të ekspertëve mbeten: Mbaj maskë, ruaj distancë, kujdesu për higjienë maksimale.

    Ndërkohë që kanë kaluar muaj të tërë, virusi vijon të marrë jetë njerëzish. Bota po përgatitet nëse do ketë një valë të re shpërthyese të virusit në vjeshtë-dimër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!