×
  • Show Time
  • Show Time

    Çfarë po ndodhë me Portokalli, edhe një aktor ikonë e spektaklit drejt ikjes

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 14:32

    Top Channel, dikur media më e lakmuar në vend, prej kohësh po përballet me largimet masive të emrave më të njohur të ekranit.


    Largimet e bujshme të ndodhura së fundmi janë disa prej emrave ikonik të këtij televizioni nga formati Portokalli.

    Nga zëra të pa konfirmuar mësohet se edhe aktori i mirënjohur i “Portokalli”, Marin Orhasani ka vendosur të braktisë Top Channel.

    Marin Orhasani është një ndër aktorët më të vjetër, që ka qenë pjesë e këtij show, prej më shumë se një dekade. Kujtojmë këtu se një numër i madh aktorësh janë larguar nga “Portokalli” përfshirë këtu edhe dy moderatorët Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapin dhe regjisori Altin Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!