×
  • Extra
  • Extra

    Dënimi shokues: Ky shtet i fut në arkivol për së gjalli ata që kapen pa maska

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 8:56

    Mbajtja e maskave për të frenuar përhapjen e coronavirusit është bërë një rregull i fortë në shumë shtete që janë prekur nga COVID-19.


    Por jo të gjithë njerëzit respektojnë këto rregulla të forta të vendosura nga qeveritë, e për këtë arsye në kryeqytetin indonezian po përdoret një metodë e re për çdo kënd që nuk mban maskën.

    Autoritetet në Xhakarta u kërkojnë të gjithë njerëzve që shkelin rregullat e mbajtjes së maskave të shtrihen brenda një arkivoli dhe “të mendojnë veprimet e tyre”.

    Në Pasar Rebo, në Xhakartën Lindore, ata që kapen pa maskë duhet të shtrihen brenda një arkivoli ose të paguajnë një gjobë dhe të bëjnë punë në shërbim të komunitetit.

    Disa shkelësve iu desh të shtriheshin brenda arkivolit të hapur të enjten për një kohë të shkurtër. Shokuese!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!