Kosova dhe Serbia, të premten kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.


Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. shkruan Reporteri.

Reklamë

Po në këtë takim u bë e ditur se Izraeli do ta njohë Kosovën. Kamera ka pikasur një moment interesant derisa Hoti po fliste me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu cili ia konfirmoi këtë lajm.

Derisa në një moment Trump tenton ta afrojë telefonin në mënyrë që Hoti të komunikojë me Netanyahun ndodh një incident i vogël, kur ai i rrëshqet nga dora, gjersa kryeministri Hoti çohet për ta ndihmuar. /Reporteri.net

Shikoni videon: