Është e thjesht t’i japësh fund krizave në marrëdhënie me ndarje. Ajo është zgjidhja e fundit dhe më e sigurta, por nëse ende ndjeni për njëri-tjetrin dhe gjërat s’po shkojnë siç duhet, hidhini një sy këshillave më poshtë.
Mbani një ditar që lidhet me partnerin tuaj
E kemi fjalën për një listë ku të shënoni gjërat e mira dhe karakteristikat për të cilat jeni dashuruar me të. Duke kujtuar herë pas herë këto gjëra, ju do të mbeteni të fokusuar në lidhjen tuaj.
Flisni
Ndoshta ka ardhur momenti që t’i tregoni partnerit se çfarë nuk ju pëlqen. Ndoshta mund të jetë një nga ato probleme thelbësore që duhen rregulluar për t’u kthyer sërish në formën e mëparshme. Asnjëherë nuk do e dini sa ju vlerëson nëse nuk ndani me të shqetësimet tuaja.
Shtoni romancën në çift
Ndoshta keni kohë pa kryer një udhëtim apo pa ngrënë një darkë romantike. Shfrytëzojeni këtë situatë për të organizuar një moment të tillë intim që do rindezë flakën në marrëdhënien tuaj.
Rrethojeni njëri-tjetrin me mbështetje
Mundohuni ta kaloni kohën me njerëz që janë pro marrëdhënies tuaj. Ata duhet t’ju kujtojnë sesa të mrekullueshëm jeni sëbashku dhe sesa të rëndësishëm jeni që të dy për grupin shoqëror.
Duhet të dini kur ja vlen të luftosh
Nëse e dashuroni ende dhe dëshironi ta bëjë të funksionojë, atëhere bëjeni këtë gjë me të gjitha forcat tuaja. Që do të thotë se për momentin jepini prioritet dhe vëmendje maksimale lidhjes tuaj.
Por, duhet të dini dhe kur të hiqni dorë
Ndonjëherë vjen momenti për t’u ndarë dhe kaq është e gjitha! Ju mund ta hidhni pas krahëve dhe të gjeni njeriun e përshtatshëm. Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe ai!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.