Një 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre. 

Sipas njoftimit të Policisë, më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, është pranuar informacioni për dy trupa të pajetë në një shtëpi në këtë fshat. Viktimat janë një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1999, dhe një foshnjë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, Policia dyshon se rasti ka ndodhur brenda familjes. Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar babai i viktimës, 65-vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Reporteri.net/.