×
  • Extra
  • Extra

    19-vjeçarja e prekur me Covid-19 përdhunohet në ambulancë, nga punonjësi që duhet ta çonte në spital

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 12:46

    Një vajzë 19-vjeçare e prekur nga koronavirusi u përdhunua brenda një ambulance, nga një punonjës i cili duhet ta shoqëronte nga shtëpia në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.


    Një histori drithëruese e cila vjen nga India, nga shteti i Kerala.

    Drejtuesi i ambulancës, duhet të transportonte 19-vjeçaren dhe një grua tjetër në spital.

    Por pasi çoi gruan në një qendër kurimi, duke përfituar nga fakti që mbeti vetëm me vajzën, e përdhunoi, pasi e çoi ambulancën në një vend të mënjanuar.

    Pas përdhunimit të ndodhur të shtunën mbrëma, burri i moshës 40-vjeçare i kërkoi falje viktimës, duke iu lutur që të mos e denonconte.

    Mirëpo e reja kishte arritur me sforco që të filmonte disa sekuenca, duke denoncuar gjithçka menjëherë sapo mbërriti në spital.

    I dyshuari u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!