Një nga platformat më të fuqishme në tregun muzikor shqiptar është YouTube, por kjo shpeshherë ka ngritur konflikte mes artistëve dhe kompanive menaxhuese.
Njëjtë ka ndodhur së fundmi me Albërie Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip.Hadërgjonaj kishte kërkuar përfundimin e kontratës me Arkiva Shqip, e kjo pasoi me fshirjen e materialeve të artistes.
Por, kjo nuk u prit mirë nga kompania menaxhuese e cila pavarësisht përfundimit të kontratës, vazhdoi debatin me Albërien me një fjalor jo aq të denjë për një artiste që ka dhënë shumë për muzikën shqipe me dekada me rradhë.
Hadërgjonaj ka angazhuar dhe një avokat ndërkombëtar për këtë çështje e teksa shkëmbimin e postimeve publike mund ti shihni më poshtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.