Bruce Williamson ka humbur luftën me koronavirusin.


Bruce Williamson, këngëtari Temptations, ka vdekur nga koronavirusi, shkruan TMZ.

Bruce vdiq të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Vegas pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Reklamë

Djali i Williamson postoi një shkrim emocional, ku thotë “Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani, të dua baba, faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit që ishe kush je ti. I lutem Zotit dhe do të takohemi përsëri. Të dua babi’”.

Bruce kishte kënduar me grupin deri në vitin 2015. Ai interpretoi me grupin në koncerte e TV. Gjithashtu, ai këndoi edhe për albumet e “Temptation”, “Back to the Front,” dhe “Still Here.”