Nëse shihen pëlqimet që ai i bën në Twitter, duket se zyrtari i BE’së, sllovaku Lajcak, po përkrah Trumpin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Ambasadori Richard Grenell e ka akuzuar kandidatin e demokratëve për President të Amerikës, Joe Bidenin, se po përkrahet nga Kina për zgjedhjet kundër presidentit aktual, Donald Trump. Këtë e ka pëlqyer në Twitter zyrtari i lartë i BE’së, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Express.
Richard Grenell, që momentalisht mban pozitën e emisarit special të Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, e ka cituar një deklaratë të Bidenit. Aty, Grenell ka lënë të kuptohet se nga kjo, kandidatit demokrat i ka ardhur përkrahja prej Kinës.
“Senator Joe Biden ‘Shtetet e Bashkuara përkrahin nevojën e shpejtë të një kine të përparuar dhe të integruar në nivel global, sepse ne presim që kjo do të jetë Kina që luan sipas rregullave’. (Joe tash po përkrahet nga Kina)”, ka shkruar Grenell.
E këtë postim në Twitter, e ka pëlqyer sllovaku Miroslav Lajcak, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, që këtë vit është angazhuar për ndërmjetësuar dialogun Kosovë – Serbi.
Në profilin e Lajcakut shihet se ai e ka pëlqyer edhe një postim të presidentit Trump, ku ai flet për fushatën e tij zgjedhore dhe ku e quan sëmundjen Covid 19 si “virus kinez”.
Zgjedhjet në SHBA priten të mbahen në nëntor të këtij viti. Presidenti aktual Donald Trump garon në emër të republikanëve për një mandat të dytë, ndërsa ish-zëvendësi i Barack Obamas, Joe Biden, është kandidati i demokratëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.