Michael Rooker ka treguar betejën e tij “epike” me coronavirusin. Aktori i “The Guardians of the Galaxy” zbuloi se Covid-19 u tregua i ashpër me të dhe shtoi se njeriu “nuk ka çfarë bën për ta luftuar”.
65-vjeçari shkroi në rrjetet sociale: “Kam luftuar me Covid-19 dhe po ju them se ka qenë një betejë e fortë. Nga kjo betejë epike që kalova, kam mësuar se nuk ke çfarë bën nga jashtë nëse virusi të është futur në trup. Ky është mendimi im personal”.
“Unë vendosa të mos marr asnjë ilaç, asnjë vitaminë dhe asnjë suplement. Mendova se nëse sistemi im imunitar nuk është i përgatitur për betejën me coronavirusin, të mbushesha me ilaçe do të më dëmtonte veshkat dhe mëlçinë”, shtoi aktori.
Në testimin e fundit, Michael Rooker ka rezultuar negativ, duke kaluar kështu me sukses coronavirusin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.