×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua më e dashuruar se kurrë, shfaqet në krahët e Anwar

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 11:31

    Dua Lipa, këngëtarja e njohur shqiptare, kohë më parë u zhvendos nga Mbretëria e Bashkuar në Los Angelos të Kalifornisë, për të jetuar atje me të dashurin e saj.


    Dua vijon të jetë tepër aktive me postimet që publikon dhe ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

    Këngëtarja ka publikuar disa nga momentet me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa shijojnë çaste të bukura së bashku në shkretëtirë, në Palm Springs.

    Në fotot e postuara në Instagram, ato duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit.

    Ata mbushën një vit së bashku në qershor të këtij viti, dhe mbeten çiftet më të komentuar në Hollywood.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!