×
  • Show Time
  • Show Time

    Meghan Markle mund të kandidojë për presidente

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 14:17

    Agjenti i Meghan Markle, Jonathan Shalit, është shprehur se Dukesha Meghan ka të drejtë të kandidojë për presidente të SHBA-ve.


    Shalit pretendon se Meghan mund të kandidojë për presidente, pasi ajo ka lindur në Amerikë dhe kjo nuk është diçka e pamundur, gjithashtu ai u shpreh se kjo deklaratë e tij nuk duhet të ngjallë debate, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

    “Ajo ka lindur në Amerikë, ka gjithë të drejtën për të kandiduar si Presidente, Roland Reagan ishte një aktor, i cili përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Shalit.

    Ky krahasim erdhi nga agjenti që të na bëjë me dije se gjithçka është e mundur, edhe pse Dukesha nuk ka shprehur asnjëherë dëshirë të bëhet Presidente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!