×
  • Show Time
  • Show Time

    Shyhrete Behluli në bashkëpunim me artistin e njohur turk

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 15:31

    Shyhrete Behluli është padyshim një ndër zërat më të mirë të skenës muzikore shqiptare. Këngëtarja e mirënjohur ka sjellë një sërë projektesh, që janë pritur mjaft mirë nga publiku.


    Së fundmi, Behluli ka bërë me dije se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me artistin e njohur turk, Sinan Akçil.

    Lajmin e ka bërë me dije vajza e saj përmes një postimi në rrjete sociale, ku dy artistët shfaqen në një studio muzikore.

    Shyhrete ndodhet në Turqi për realizimin e këngës, që pritet të publikohet së shpejti. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë detjae të tjera rreth këtij projekti, duke e lënë gjithçka një surprizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!