×
  • Show Time
  • Show Time

    Blogerja thotë se filtrat e Instagramit kanë ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 8:19

    Ashley James, ish-ylli i reality show-t “Made in Chelsea”, ka shpërndarë disa postime në Story-n e Instagramit, duke bërë një krahasim mes dy fotove.


    33 vjeçarja, James, u shpreh se si filtrat e fotove, kanë ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe thotë se ka përjetuar ndjenja të dismorfisë si rezultat i kësaj.

    James, pranoi se ndonjëherë këto filtra i ulin vetëbesimin

    “Kjo është një foto e fytyrës sime… Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla, madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj të njëjtën foto me filtrin ‘Paris’ .Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta, makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme. Sigurisht që preferoj që fytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta e vërtetë. Sa më shumë që shoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë të dukej në atë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time të vërtetë. Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore… Dismorfi, dhe kur fillojmë të duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, meqë ra fjala, mund të na çojë në më shumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurën tonë”, u shpreh James nëpërmjet postimeve në Instagram

    James shtoi se njerëzit shpesh krahasojnë veten e tyre me atë që u shfaqet në median sociale.

    Ndër të tjera, James tha: “Unë sigurisht nuk jam kundër produkteve kundër plakjes (m’i jepni të gjitha) ose njerëzve që zgjedhin të bëjnë ndryshime kozmetike. Çfarëdo që të na bëjë të lumtur.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!