×
  • Extra
  • Extra

    Vendi i punës që paguhet 20 mijë euro në muaj, por që askush nuk e dëshiron

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 8:45

    Një punë që për shumë nga ne do të dukej si një mundësi e shkëlqyer, mesa duket nuk konsiderohet kështu për banorët e Zelandës së Re.


    Bëhet fjalë për profesionin e mjekut në Tokoroa, një vend pranë Auckland në Zelandën e Re.

    Fshati ka rreth 13,500 banorë dhe gjendet rreth 130 milje në jug të Auckland-it.

    Në rast të ushtrimit të profesionit, përfitimet janë të mëdha. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, si dhe 12 javë pushim në vit.

    Për momentin mjeku që punon atje është Alan Kenny, i cili po përpiqet që të gjejë zëvendësuesin e tij, por prej 4 muajsh asnjë person nuk është interesuar ta plotësojë këtë vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!