Sezoni i ri televiziv i “Portokalli” do të vijë me ndryshime të mëdha. Pasi u tha se mund të largohen Xhemi dhe Salsano, së fundmi janë raportuar të tjera lëvizje.
Disa burime për “Revista Who” bëjnë të ditur se aktorja Renada Caci, e njohur për rolin e Luzes, do të largohet pas vitesh pune në “Portokalli”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet aktorja, e cila ka treguar se nuk do të mungojë për shumë gjatë në ekranin televiziv.
Por thuhet se edhe aktorja Egla Ceno është larguar.
Por kjo nuk dihet me siguri pasi aktorja disa ditë më parë u pa në videon e Rezart Veleshnjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.