Një banore e Luganos ka humbur të gjitha kursimet e jetës pasi u mashtrua nga disa organizata kriminale të cilët pretendonin se ishin ‘magjistarë’ dhe largonin syrin e keq.
Gruaja 60 vjeçare donte të largonte negativitetin që ndjente në jetën e saj dhe kështu kontaktoi me ‘Profesorin’ një lloj magjistari afrikan i cili jetonte në Paris.
“Unë bisedova përmes WhatsApp-it me të. I besova atij. Ai më tha se pakënaqësia ime ishte pasojë e kësaj auresë negative nga e cila mund të më çlironte”– tregon ajo.
Ky ritual kushtonte 25.000 franga dhe e bindur se ky ‘Profesor’ do e ndihmojë të zgjidhë problemin e saj gruaja shkon tërheq lekët dhe më pas menjëherë niset për në kryeqytetin francez.
Atje asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Asnjë dhomë hoteli nuk ishte rezervuar në emrin e saj dhe shpëtimtari i saj i pretenduar nuk u paraqit në datën dhe vendin që kishin caktuar.
Në vend të magjistarit kishin shkuar dy rroje të cilët i shpjeguan se këto forca negative erdhën nga dikush që dëshironte vdekjen e saj. Prandaj ata i kërkuan një shumë të madhe parash për një ritual që supozohej që ta çlironte.
Kur ajo u përpoq të distancohej nga grupi, situata filloi të tensionohet.
“Nuk më rrëmbyen, por ishte njësoj. Kur unë u shpreha se doja të largohesha ata më goditën me rrip dhe shqelma. Gjithashtu ata më kërcënuan se nëse unë do të denoncoja do të hakmerreshin”– tregon ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.