×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet trajleri i filmit ku Blerim Destani luan krah Morgan Freemanit e Robert De Niros

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 13:19

    Është publikuar trajleri i filmit “The Comeback Trial”.


    Aktori shqiptar Blerim Destani vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

    Së fundi aktori ka arritur të bëhet pjesë e një projekti filmik, në të cilin luajnë emrat më të njohur të kinematografisë hollywoodiane.

    Bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trial”, pjesë e të cilit janë edhe Robert De Niro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

    Përmes një postimi në Instagram, Destani u shpreh i nderuar që kishte rastin të aktronte bashkë me këta emra të njohur.

    Më poshtë mund ta shihni trajlerin e filmit “The Comeback Trial”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!