×
  • Extra
  • Stil

    Mëngjesi i duhur për ata që vuajnë nga tiroidja

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 13:21

    Tiroidja është një gjëndër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.


    Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.

    Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroides. Ekspertët thonë se ushqyerja brenda 90 minutave të para të ditës, e vë tiroiden në punë, rrit nivelet e energjisë dhe përshpejton metabolizmin.

    Prandaj, ekspertët e Agroweb.org, ju rekomandojnë mëngjesin e duhur për pacientët që vuajnë nga tiroidja. Ata këshillojnë se avokado, vezët e ziera dhe salmoni janë ushqimet absolutisht më të mira për shëndetin e tiroides. Sipas tyre, në mëngjes njeriu duhet të hajë 2 vezë të ziera.

    Secila prej tyre përmbush 20 për qind të nevojës ditore për jod, e cila është e domosdoshme për tiroiden. Vezët për më tepër janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3, gjithashtu të rëndësishme për tiroiden.

    Tiroidja ka nevojë për yndyra të shëndetshme, e ku ka më mirë se avokadoja. Ajo është e pasur me vitaminat B, acidet yndyrore omega-3 dhe plot antioksidantë.

    Këto të fundit ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga radikalet e lira dhe e mbrojnë atë nga inflamacioni.

    Sa i përket salmonit, ai është një ushqim fantastik për shëndetin e egër, por ky peshk duhet të jetë i egër që të ofrojë përfitimet më të mëdha.

    Barishtet si spinaqi, rukola apo kale janë gjithashtu një element i rëndësishëm i mëngjesit për një person që vuan nga tiroidja. Ato janë plot me enzima, antioksidantë, fibër dhe proteina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!