Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po i shijojnë në maksimum momentet e veçanta krah njëri-tjetrit.
Çifti ishin për javë tëra me pushime në Ulqin, ndërsa ka në bërë edhe të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sara ka zbuluar gjininë e fonjës që po pret të vijë në jetë, e cila do të jetë vajzë.
Pas pushimeve në bregdet, dyshja kanë zgjedhur tashmë që t’i kalojnë disa ditë të mira pushimi në reliev malor, ndaj dhe për këtë kanë zgjedhur destinacionin e radhës Brezovicën.
Ka qenë Ledri ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa imazhe nga çastet e këndshme që ai dhe Sara po kalojnë atje.
Një nga postimet më të veçantat mbetet ai kur çifti po drekonin së bashku, ndërsa reperi ka shkruar në mbishkrimin e imazhit “Vetëm ne të tre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.