Emina Cunmulaj është një nga ata personazhe shumë të dashur për publikun për vetë faktin që ajo kurrë nuk e harron vendlindjen e saj dhe është tepër krenare. Nuk harron ta përmendi këtë gjë sa herë që ka mundësi. Dje ne ditën e lindjes së saj Emina publikoi një fotografi me një mesazh shumë të ndjerë:
“Ky është 36-vjetori! Të mendosh që 18 vite më parë, në të njëjtën ditë, isha ulur në të njëjtin vend teksa bëhesha gati për t’u larguar nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, si dhe të ndiqja një ëndërr që me shumë punë dhe pak fakt, u kthye në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe karrierë. Takova shpirtin tim binjak dhe solla në jetë dy vajza të bukura.
Tani jam po në të njëjtin vend me vajzat e mia pranë, me kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë mësime jete. Jeta është e bukur me gjithçka që ofron, të mira dhe të këqija! Na takon ne sesi t’i kthejmë ato momente dhe si të vazhdojmë të jetojmë.”- shkruan Emina.
https://www.instagram.com/p/CFCME6bHCrA/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.