×
  • Show Time
  • Show Time

    Tani e kritikojnë përse u dobësua, Fifi kundërpërgjigjet: E kam dashur trupin tim edhe kur i kisha 100 kilogramë

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 10:26

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka marrë vëmendjen e mediave rozë muajve të fundit për vijën trupore të saj.


    Ajo ka hequr dhjetëra kilogramë nga trupi, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga koha kur ishte e më e shëndoshë.

    Mes kritikave të shumta që merrte gjatë kohës kur i kishte kilogramët e tepërt, Fifi po përballet me kritika edhe tani që u dobësua.

    Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStrory një mesazh që i ka arritur privatisht në Instagram, ku një ndjekëse i shkruante se është dobësuar më shumë se që duhet, ndërkohë që sa ishte më e shëndoshë shprehte mbështetjen e saj për njerëzit me shumë kilogramë.

    “Për mesazhe të tilla kam veç një përgjigje: ‘Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kilogramë, si tash 69 kilogramë…Zoti ju bekoftë e ju dhashtë dashuri në vend të vrerit’, me shumë dashuri, Fifi”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

    Fifi përndryshe ka treguar se heqjen e kilogramëve të tepërt e ka arritur në qendrat e dobësimit, pasi nuk bëri punë as dieta e as liposukcioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!