Ndarja e reperes, Cardi B nga bashkëshorti i saj Offset ditët e fundit ka marrë të gjithë vëmendjen në rrjetet sociale.
Artistja së fundmi ka treguar se ky divorc nuk ka ardhur për shkak të tradhëtisë dhe kësaj here ajo nuk ka qarë.
“Sa herë ai ka treguar anën e tij të çmendur, mediat kanë folur për të, ndërsa unë kam qenë gjithmonë duke qarë, gjithmonë e trishtuar sepse nuk më pëlqen ajo lloj jetetse. Kësaj here nuk kam qarë, doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit tim nuk është për asnjë arsye me ato situata që mund të kenë ndodhur më parë”, ka pohuar Cardi gjatë një videoje “live” në llogarinë e saj në “Instagram”
Përpos të gjithave reperja nuk zbuloi më shumë detaje mbi divorcin e saj dhe ende arsyeja e vërtetë që solli çiftin në marrjen e këtij vendimi mbetet enigmë për mediat dhe fansat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.