Në mbrojtjen e paraqitur sot në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska, ka thënë se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.
“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, thotë avokatja.
Ajo ka sqaruar edhe arsyen se përse u shty seanca gjyqësore.
“Fillimisht kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, me faktet pasi Fjolla është shtatzënë dhe është e pamundur që ajo të lihet në burg sipas nenit 230 pika 2. Na u la një kohë për të siguruar një kontratë qiraje banimi që ajo të vendoset me masën e sigurisë arrest shtëpie ose në këtë kundërtën kërkoi dhe garanci pasurore. Gjatë kësaj kohe na u la koha e lirë për të konkluduar nëse do paraqesim garancinë pasurore ose kontratën e qira”, ka thënë avokatja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.