Hilary Duff dhe Matthew Koma shkembyen unazat dhjetorin e kaluar pas tre viteve së bashku. Ndërsa tani Matthew 33 vjeç duket se ka marrë një vendim të guximshëm. Ai ka bërë tatuazh emrin e saj por jo në krahë, në qafë, në duar apo në shpatull por në të pasmet e tij.
Mediat britanike me humor shkruajnë se tani Hilary do të jëtë përgjithmonë, në zemër dhe në ‘të pasmet’ e bashkëshortit.
Fotot me tatuazhin i shpërndau vetë kantautori në Instagram ku lexohet emri i Hilaryt dhe e shoqëron me një koment gazmor: Paçi fat të fitoni një zënkë me gruan tuaj, kur emri i saj bëhet tatuazh në të pasmet tuaja.
Po ju do guxonit për të dashurin tuaj?
https://www.instagram.com/p/CFZ-TQ7BSF7/