Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Liverpoolit të martën, një ditë para gjysmëfinales së parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Numri 9 i “The Reds” mungoi të premten në ndeshjen ndaj Huddersfieldit për shkak të lëndimit, për çka trajneri Jurgen Klopp tha se “është problem i vogël muskulor”.
Ndërsa mesfushori Fabinho, që nuk u rrezikua në ndeshjen ndaj Huddersfieldit pas një goditjeje në kokë nga ndeshja e shkuar, u përfshi në ushtrime.
Kujtojmë se sonte luhet supersfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve Tottenham -Ajax duke filluar nga ora 21:00, kurse nesër mbrëma të njejtën kohë luhet Barcelona – Liverpool. /Reporteri.net/.