Vasifje Krasniqi-Goodman, ka rrëfyer përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve, për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Vasfije Krasniqi me lotë në sy tha se edhe pse sot ka krijuar familje dhe jeton një jetë të lumtur, megjithatë ajo kurrë nuk ka gjetur paqe të vërtetë me të kaluarën derisa drejtësia të triumfojë.
“Edhe pse sot jetoj një jetë të lumtur në Teksas si një nënë krenare e dy vajzave që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe fatmirësisht kurrë nuk do të duhet të hasin në tmerret që kam përjetuar unë, kurrë nuk do të kem paqe të vërtetë me të kaluarën time derisa drejtësia të triumfojë”, u shpreh ajo.
Krasniqi u bëri thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të adresojnë mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të kërkuar drejtësi për viktimat.
Kujtojmë se Reporteri.net është media e vetme që ka siguruar fjalimin e plotë të Krasniqi-Goodman, të cilin sot e sjelli të plotë, të përkthyer në gjuhen shqipe. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.