×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi me lotë në sy para Kongresit Amerikan: Dhunuesi im endet i lirë, gjithçka që dua është drejtësia

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:03

    Vasifje Krasniqi-Goodman, ka rrëfyer përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve, për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Ndër të tjera Krasniqi para kongresistëve amerikanë  me lotë në sy ka thënë se autori i krimeve ndaj saj, dihet mirëpo drejtësia ende nuk e ka bërë punën e saj dhe ai ende endet i lirë, shkruan Reporteri.net.

    “Autori i këtij krimi u identifikua. Megjithatë, kanë kaluar njëzet vite dhe drejtësia vazhdon të dështojë. Torturuesi im nuk është duke mbajtur përgjegjësi për krimet e tij dhe ende është i lirë. Janë njëzet mijë gra dhe burra që u mbijetuan krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë ata duan drejtësi. Gjithçka që dua është drejtësia”, u shpreh ndër të tjera Vasfije Krasniqi. 

    Ajo shtoi se edhe pse sot ka krijuar familje dhe jeton një jetë të lumtur, megjithatë ajo kurrë nuk ka gjetur paqe të vërtetë me të kaluarën derisa drejtësia të triumfojë.

    “Edhe pse sot jetoj një jetë të lumtur në Teksas si një nënë krenare e dy vajzave që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe fatmirësisht kurrë nuk do të duhet të hasin në tmerret që kam përjetuar unë, kurrë nuk do të kem paqe të vërtetë me të kaluarën time derisa drejtësia të triumfojë”, u shpreh ajo.

    Krasniqi në fund të fjalimit u bëri  thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të adresojnë mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që janë kryer në Kosovë duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të kërkuar drejtësi për viktimat.

    Kujtojmë se Reporteri.net është media e vetme që ka siguruar fjalimin e plotë të Krasniqi-Goodman, të cilin sot e sjelli të plotë, të përkthyer në gjuhen shqipe.

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!