Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, ditën e djeshme (e shtunë) ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e saj të datës 19 shtator.
Artistja, e cila ka bërë bujë të madhe javën e kaluar në shtypin rozë, ka pasur një mbështetje edhe nga fytyrat e famshme publike.
Pas Labinot Tahirit, një reagim ndaj Fjollës e ka bërë edhe artistja e njohur nga Shqipëria, Rozana Radi.
Ajo ka ripostuar një mesazh që ka ndarë Morina në Instagram, duke treguar se është në anën e 34 vjeçares.
“Mos hani në kurriz të fatkeqësive”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq në reagimin e bërë në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Kape” ka kritikuar mediet për raportimin jo të saktë, që sipas saj kanë përfshirë në ngjarje dy njerëzit e tjerë që e shoqëronin gjatë udhëtimit dhe se e kanë ekzagjeruar gjithë ngjarjen.
Fjollës të martën iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Kukësit dhe për 30 ditë ajo është e detyruar të jetojë në po të njëjtin vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.