×
  • Show Time
  • Show Time

    Melinda Ademi mahnit me dukjen natyrale, ndërsa kalon kohë në Itali

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 14:16

    Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është duke bërë nam në industrinë muzikore.


    Ajo përmes projekteve dhe bashkëpunimeve ka arritur që të pëlqehet edhe më shumë, duke thyer rekorde shikueshmërie në platformat digjitale.

    Teksa po shijon suksesin, ajo ka vendosur që të kalojë nëpër disa shtete të Evropës, ku momentalisht ndodhet në Itali.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur pa makijazh, ndërsa ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen.

    “E hëna pa makijazh”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

    Ndërkaq, para disa javësh ajo solli në treg këngën “X5” në bashkëpunim me reperin Gjiko.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!