×
  • Show Time
  • Show Time

    Mariah Carey tregon abuzimet dhe torturat që ka kaluar nga familja

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 15:25

    Këngëtarja 50-vjeçare, Mariah Carey ka shkruar një libër para disa kohësh.


    Për herë të parë ajo një bisedë intime me Oprah Winfrey ka treguar përmbajtjen e tij dhe jetën e vështirë që ka kaluar. Të gjithë mendojnë se të jesh e njohur dhe të kesh mundësi ekonomike është më e mirë por për të ka qënë komplet e kundërta!

    “Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me valium, më ofroi një sasi të vogël kokaine, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor”, shkruan Carey në librin e saj.

    Gjithashty aty ajo flet pë rmarrëdhënien me motrën dhe vëllain të cilët sot I quan ish-motra dhe ish-vëllai:

    “Ne as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Edhe u rritëm, edhe nuk u rritëm bashkë. Ata janë më të mëdhenj se unë, dhe në kohën që unë linda, ata tashmë ishin të dëmtuar në shumë aspekte, sipas mendimit tim. Sidoqoftë, unë nuk ndihesha aty edhe kur linda, jam ndjerë gjithmonë si e jashtme në familjen time. Ata gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë”, shprehet ajo.

    pas vitesh terapie, Carey nuk i referohet më nënës së saj si “mami”, por në vend saj, i thërret në emër, Patricia. Në intervistën eme Oprah ajo u shpreh:

    “Nuk ndihesha asnjëherë mirë dhe ajo më linte me njerëz që nuk ishin të sigurt, por unë gjithmonë do të kujdesem për të. E di që të jesh nënë është një punë e vështirë.”

    “Shpresa ime është që ajo të shohë thelbin tim, si një person i mirë dhe dikush që është përpjekur,” shton ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!