Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias”. Ky është alarmi i dhënë nga media italiane “Il Gazzetinno”, e cila hedh dyshime se këto blerje po kryhen për pastrim parash.
“O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët. Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash”, thuhet në artikullin e të përditshmes italiane.
Alarmi është përcjellë ga Federata e Sipërmarrësve Venecianë e presidenti i saj Roberto Maglioço.
“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”, shprehet ai.
Gjatë muajve të fundit në qëndrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje. Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venexias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.
Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Federatës së Sipërmarrësve Venecianë, Roberto Maglioço thotë se “as mos mendoni se blerësit që janë ofruar për ne janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë”.
Sipas Ora News, në Venecia të Italisë jetojnë rreth 1700 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 % të shifrës totale të emigrantëve në këtë qytet.
Ndërsa sipërmartës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë. E komuna San Donà di Piave ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë në territorin venecianë. Kryesisht shqiptarë kanë biznese në sektorin e ndërtimit dhe pse vitet e fundit ishte shtuar investimi i tyre në menaxhimin o blerjen e restoranteve.