Në gusht të vitit të kaluar, Franca kishte miratuar një ligj I cili parashikon gjobë deri në 750 euro për ata që ngacmojnë seksualisht femra në rrugë apo në ambiente të tjera publike.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet franceze, nga ajo kohë e deri tani kur kanë kaluar rreth 8 muaj, gjykatat franceze kanë lëshuar 447 gjoba.
Ligji e ri që ka për synim të luftojë ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë duket se I ka dhënë efektet e para.
Gjoba e parë ishte vendosur ndaj një burri në shtator 2018, vetëm një muaji pasi kishte hyri ligji në fuqi, i cili kishte prekur në vende intime një grua në autobus.
Ministrja për Barazi, Marlène Schiappau shprehur e kënaqur nga efektet e para të këtij ligji të cilat I quajti inkurajues për më tej.
Sipas një studimi të publikuar në fillim të vitit 2018, nga Instituti me bazë në Paris, Jean Jaurès një në tetë gra franceze është dhunuar të paktën një herë në jetë, derisa 43 për qind kanë qenë subjekt i prekjeve pa pëlqimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.